Një protestues i cili u fotografua ulur çakërqejf në poltronin e Nancy Pelosit në Kongres, me këmbët mbi një tryezë, u arrestua sot.

Sipas CNN, ai u akuzua për tre pika.

Zyrtarët federalë thonë se bëhet fjalë Richard Barnett nga Arkansas.

Ai akuzohet për hyrje dhe qëndrim me dashje në një zonë të kufizuar pa autorizim, hyrje me forcë dhe sjellje të papërshtatshme në ndërtesën e Kapitolit, si dhe vjedhje të pronës publike.

Neë York Times raportoi se Barnett, me nofkën Bigo, i la gjithashtu një letër të personalizuar presidentes së Kongresit Nancy Pelosi, pa u detajuar se çfarë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re