Ankaraja do të diskutojë blerjen e raketave amerikane Patriot në një takim midis liderëve të dy vendeve që do të mbahet këtë muaj. Ky është qëndrimi i presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
“Unë ju thashë autoriteteve amerikane se pa marrë parasysh se çfarë pakete të S-400 kemi, ne mund të blejmë nga ju një sasi të caktuar të Patriotëve,” i tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan agjencisë së lajmeve Reuters në një intervistë në Stamboll.
“Por unë thashë që duhet të shohim kushtet që të paktën ato të përputhen me S-400,” shtoi Erdogan.
Erdogan kishte folur edhe më herët për blerjen e Patriotëve me presidentin amerikan Donald Trump.
“Sipas mendimit tim, një vend si SHBA-të nuk dëshirojnë të dëmtojnë aleatin e saj Turqinë. Kjo nuk është një sjellje racionale,” tha Erdogan, i cili tha se shpreson që lidhja e tij personale me Trump do të kapërcejë krizën aktuale midis dy vendeve.
“Ky nuk është një ofendim, por një sistem mbrojtës. Turqia ka nevojë për një sistem të tillë mbrojtës, “tha ai.
Duke nënvizuar se Trump fajëson administratën Obama për refuzimin për të nënshkruar një marrëveshje me Turqinë shitjen e sistemit Patriot, Erdogan tha: “është e pamundur të mendosh që kërcënimet e sanksioneve pasqyrojnë realitetin”.
Ai përsëriti gjithashtu se Turqia do të kujdeset për veten e saj nëse Uashingtoni vazhdon qëndrimin e tij aktual për përjashtimin e Turqisë nga programi luftarak F-35.