Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

 

Ky është një vendim që është marrë pasi një ditë më parë Maxhuni ishte fotografuar në makinën zyrtare, ndërsa mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

 

Haradinaj përmes një statusi në Facebook shkruan se këtë të premte ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

 

Fillimisht ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka reaguar ndaj veprimit të zëvendësministrit të Bujqësisë, duke kërkuar shkarkimin e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re