Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 65-vjeçar pasi ushtronte veprimtari financiare pa licencë.

 

 

Sipas policisë 65-vjeçari S.M ushtronte veprimtarinë e këmbimit valutor pa licencë, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të aktiviteteve financiare informale, proceduan penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në Korçë.   

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 7, Korçë, duke ushtruar veprimtarinë e këmbimit valutor, pa licencë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. M. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofdton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko