“Kemi 26 vjet pa zgjidhje”, fqinjët në Bulqizë në konflikt për pronën, kryefamiljari: Më kanë marrë peng tokën që më la babai, po na rrahin në oborrin tonë

behar.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Që nga viti 1995 familja e Behar Xhafës në Bulqizë është në konflikt me fqinjët e tyre për një rrugë që kalon pranë banesës.

Xhafa shprehet për Fax News se 20 vite më parë fqinjët plagosën atë dhe vëllain e tij për pronën dhe se ata me të cilët janë në konflikt kanë mundësi më të mira financiare dhe i dhunojnë e kërcënojnë vazhdimisht.

“Nuk kam përplasje me shtetin për këtë tokë, kemi përplasje me fqinjët të cilët kanë të njëjtin mbiemër por nuk kemi lidhje gjaku. Në vitin 1995 për këtë tokë mua më kanë vrarë me gjithë vëlla.

Na kanë goditur me thika dhe kemi qenë dy javë në gjendje kome. Po na mohot një e drejtë, unë dua pronësinë që ma kanë marrë peng. Kam 25 vjet që shkoj në komunë, gjykatë dhe polici dhe askush nuk përgjigjet.

Ata provokojnë dhe policia e Bulqizës nuk ka pse të vijë kur unë jam në tokën time. Ne jemi shumë keq dhe sdua të kaloj më në vrasje”– u shpreh Xhafa.

E motra e tij Melita Xhafa u shpreh se e kanë dhunuar me gjithë nënën e saj në oborr dhe policia në vend që të merrej me to i dërgontë këta në komisariat. Ajo tha se këtë tokë ua ka lënë babai me dokumente të rregullta dhe se kërkojnë vetëm drejtësi.

“Vëllezërit kanë qenë në gjendje kome dhe rruga kryesore sipas verifikimeve është nga ana tjetër. Është shtëpi 100-vjecare ata nuk kanë punë këtu. Ju jeni viktima dhe njërëz të dobët thonë. Babai na e ka lënë tokën me të gjithë dokumentet dhe këta na kërcënojnë me vrasje e na çojnë në polici.

Materialet që deshëm të rrethonim tokën na e mori Policia dhe këtu kemi të gjitha banesat. Vinin përfaqësues të institucioneve dhe shikonin që na ofendonin dhe nuk reagonin. Nga momenti në moment më rrezikohet jeta, mua dhe mamin e sëmurë na kanë dhunuar në 2015 në oborr.

Edhe babain tim pak para se të vdiste erdhi policia dhe e tërhoqi zvarrë duke i kërkuar llogari për ta dhe pse ishte sëmure”- u shpreh ajo.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë