Prej disa ditësh në spitalin e Sanatoriumit nuk pranohen më pacientë për shkak të ezaurimit të kapaciteteve, ndërkohë që familjarët denoncojnë mungesën e informacionit për të afërmit e tyre.

Një qytetar, i cili thotë se ka të shtruar kushëririn e tij në spitalin e Sanatoriumit prej 7 ditësh, thotë se asnjë mjek nuk ka komunikuar me ta për ti treguar gjendjen.

“Kam kushëririn e shtruar në spital, një telefonatë me mjekun nuk kemi fare, kemi 7 ditë sot. Dimë numrin e dhomës, po se dimë fare se cila mjeke e ka në ngarkim, kemi ardhur nga Pogradeci, e sollëm në gjendje shumë të rëndë, dhe 7 ditë nuk e dimë ende si është. Kur flasim me pacientin na thotë që është pak më mirë, çfarë të themi ne?

Nuk dimë gjë, derisa nuk del një mjek që të na japë një informacion. Për të shtruar e kanë shtruar në moment, rroba i kemi sjellë, ushqim ka sa të duash nuk është problemi për ngrënie”, shprehet qytetari për gazetaren e Fax news Fjona Çela.

Me shtimin e personave të shtruar në spitale, shërbimi duket se lë shumë për të dëshiruar, ku mëngjesin e sotëm dy motra denoncuan në Fax News mungesën e shërbimit ndaj babait të tyre, i cili vdiq pak orë pasi mbërriti në spitalin Infektiv. (Lexo edhe këtu)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re