Nëna e një prej fëmijëve te helmuar me salmonelë në një kopsht publik në Gramsh, gjatë protestës para bashkisë, ka folur për mediat, duke kërkuar garantimin e sigurisë ushqimore.

Ajo u shpreh se prej 8 ditësh, djali i saj është me simptoma të hemimit, ndërsa tha se janë në gjendje akthi dhe shoku.

“Si familje po bëjmë 8 ditë që jemi në gjendje ankthi, shoku dhe jemi goxha të trembur. Kërkoj që të paktën te fëmija im, kërkoj siguri, të paktën për ushqimin që konsumon”, tha ajo.

Nëna e fëmijës: Është i konfirmuar me salmonelë. Njoftimin e mora nga edukatorja e kopshtit të hënën. Sot po bëhen 8 ditë që vazhdon me dhimbje barku, stomaku, diarre. Temperature i zgjati 3-4 ditë.

Për dezinfektime kam marrë vesh që janë bërë në kopesh dhe në spital.

Kam edhe një vajzë. Kemi çuar analizat dhe po presim përgjigje.

Ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinim dhe doktoresha më dha diagnozë për virozë të stinës, të enjten mora vesh që ka dalë me salmonelë.

Si familje po bëjmë 8 ditë që jemi në gjendje ankthi, shoku dhe jemi goxha të trembur.

Kërkoj që të paktën te fëmija im, kërkoj siguri, të paktën për ushqimin që konsumon.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko