Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, është shprehur se ata kanë armën e vetme në këtë fushatë, që sipas tij është morali për të drejtuar Kavajën.

WhatsApp Image 2023-05-10 at 19.01.52

Komentet Qosja i bëri gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Kavajë, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Berisha.

Qosja tha se ai shkon në këtë garë elektorale me program për bujqësinë, infrastrukturën dhe rrugën e bregdetit, që sipas tij do të jetë një arterie e jashtëzakonshme.

“Ky është 5 muajshi më i bukur i jetës time. Kjo falë optimizmit që më keni dhënë. Kemi shkelur çdo pëllëmbë dhe në 14 maj të përzemë njëherë e mirë këta njerëz që kanë zaptuar Kavajën. Unë jam krenar sepse vij përpara jush me një program të qartë.

Të dashur miqtë e mi, sot jam më krenar se kurrë sepse përpara jush vij më një program, vij me program për bujqësinë, për çështjet sociale, për infrastrukturën, vij me program që është i jashtëzakoshëm, rruga e bregdetit, një arterie e jashtëzakonshme e Kavajës.

Ne jemi serioz në punën tonë, vijmë me program, me fakte dhe me fakte do të flasim edhe në 14 maj. Kavaja është Kavaja e demokracisë. Është Kavaja e Indrit Carës. Kavaja nuk trembet nga horrat, Kavaja voton me zemër.

Jam krenar që jam përpara jush. Do ju kërkoja të gjithëve me zemër të trokasim në çdo derë, në çdo shtëpi, sepse ne kemi armën e vetme, kemi moralin për ta drejtuar Kavajën. Kavaja është e qytetarëve, Fisnik Qosja është shërbëtor i Kavajës. Fitore”, u shpreh Qosja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re