Presidenti francez Emanuel Macron komentoi sulmin e 24 Shtatorit në Veri të Kosovës, ndërsa kërkoi nga presidenti serb Alkesandër Vuçiç që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë prerazi aktet në kufi.

Macron tha gjithashtu se siç pret që Vuçiç të jetë i përgjegjshëm, të njëjtën gjë e pret edhe nga presidentja e kryeministri i Kosovës.

Ai shtoi se Franca e ka pezulluar çështjen e vizave për Kosovën, për arsyen se nuk po mbahet fjala e dhënë.

“Ne ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që presim të respektohet nga të dyja palët.

Besojmë se është përgjegjësia e Vuçiç që të dënojë prerazi sulmin e 24 Shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi.

Pastaj etapat e ardhshme është e thjeshtë, riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.

Pres që Vuçic të jetë i përgjegjshëm, pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar.

Iu kemi besuar për çështjen e vizave, është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Është kushti i paqes në të gjithë zonën.”, tha Macron.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re