Në seancën e sotme të Kuvendit, ku raportonin institucionet e pavarura të ndjekjes penale, Minsitrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, bëri një vlerësim panoramik të të dhënave kryesore të luftës kundër krimit të organizuar duke u ndalur në shifra konkrete.
Ministrja theksoi se “trendi i kriminalitetit në vend është në rënie në shumë nga treguesit kryesorë”.
Duke u ndalur në të dhënat e 9-mujorit të këtij viti, Koçiu tha se numri i vrasjeve në vend me dashje është shumë më i ulët. Po ashtu edhe tregues të tjerë të ilustrojnë gjendjen e sigurisë në vend flasin për një luftë pa kompromis kundër çdo lloj natyre krimi.
“Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë.
Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e bisedimeve në BE.
Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.
Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.
Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha ndër të tjera Koçiu.
