Avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat pasi Gjykata e Posaçme shtyu vendimin për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të cilët kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Gjokutaj tha se shtyrja u bë pasi kanë kërkuar përjashtimin e gjyqatres Irena Gjoka dhe seanca e radhës do të zhvillohet më 12 mars, ora 15:00.

Ai shtoi se gjyqtarët do të kenë kohë të njihen dhe me akt shqyrtimin e paraqitur për Malltezin, përmes së cilës duan të provojnë se procedura e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ka qenë në rregull, nuk ka pastrim të produktit të veprës penale dhe as korrupsion

“Absolutisht, Prokuroria ata nuk kanë asnjë provë të re. Informacioni qe i përciptë. Gjykata ishte e merakosur, donte të mbaronte shpejt se kishte çështje të tjera.

Akti i shqyrtimit shpjegon kronologjinë e historisë së Jamarbër Malltezi, në kundërshtim me çfarë pretendon Prokuroria. Akt shqyrtimi është depozituar. Nuk ka një vendim përfundimtar.

Duam të provojmë se procedura ka qenë në rregull, nuk ka pastrim të produktit të veprës penale dhe as korrupsion. Shpjegon në detaj se nuk ka asnjë element që kanë të bëjnë me këto dy vepra.

Gjykata vepron dhe nxjerr në media veprimin e Gjykatës.

Shtyrja sot ishte rrjedhojë logjike e kërkesës tonë. Problemi është që ne bëmë një kërkesë me përjashtim dhe përfitoi nga kjo për t’u njohur me raportin e dirigjencës”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re