Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se kanë gati draftin për votën e emigrantëve nëse opozita bie dakord.

Në një konferencë me gazetarët, Çuçi u shpreh se emigrantët kanë të drejtën kushtetuese për të votuar për qeverinë e vendit të tyre.

Sipas tij drafti që ata kanë gati adreson të gjitha problemet.

“Për votën e emigranteve e kemi bërë të qartë që PS ka një qëndrim të qartë që duhet të përfshijmë emigrantët dhe ata duhet të votojnë për qeverisjen e tyre cdo 4 vite. Kanë të drejtën kushtetuese për ta bërë këtë gjë. Kemi ne detyrimin që ti përfshijmë ata. Nga pikëpamja e legjislacionit si do ta adresojmë votën e emigrantëve ne kemi një draft që është gati për tu aplikuar nëse opozita do jetë e gatshme për ta pranuar. E kemi draftin, aktet nënligjore. PS ka të qartë pozicionin e saj”, tha Cuci.

Ndërsa sa i takon ndarjes territoriale, ai tha se “PS ka qenë në një qëndrim që reforma ka qenë një sukses dhe e dyta ne mendojmë që Shqipëria duhet të ketë më pak bashki sesa ka sot”.

Nëse ne do ta hapim një debat të tillë politik apo parlamentar të jeni të bindur që qëndrimi ynë nuk ka lëvizur. Shqipëria ndoshta i duhet më pak bashki sesa ka sot”, u shpreh Beldi Cuci.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re