Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në rrugën e re Shëngjin-Velipojë, teksa tha me përfaqësuesit e bizneseve se qeveria ka gati projektet e gjeneratës tjetër.

Rama, i shoqëruar edhe nga kryebashkiakët Pjerin Ndreu i Lezhës dhe Benet Beci i Shkodrës, theksoi projektet e arkitektëve më të mirë në botë do zbulojnë pjesëza magjie të Shqipërisë që deri dje nuk aksesoheshin dot.

Rama: Me këtë rrugë të re dhe segmente të tjera që po investojmë i zbulojmë shqiptarëve dhe turistëve një pjesëz magjie të Shqipërisë që ishte dje e paaksesueshme. Fuqizojmë ekonominë vendore të Lezhës dhe shtojmë të ardhura për ekonominë kombëtare. Jam shumë optimist. Duke prekur stokun e projekteve të reja. Janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjithë drejtimet.

Kemi mbledhur një rrjet unikal arkitektësh që do jem në pjesë e pavijonit të Shqipërisë në bienalen e Venecias. Kush ka dëshirë ja sugjeroj ta shohë. Do jetë spektakolare ajo bienale. Është krenari që Shqipëria do përfaqësohet me një mozaik arkitektësh. Janë projekte shumë ambicioze. Do tërheqin fuqinë e madhe të konsumit, të kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko