Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar shkarkimi i Presidentit Meta që pritet të ndodhë në parlament gjatë kësaj jave. Në studio ishin prezentë dy deputetë të opozitës parlamentare, që folën për këtë çështje.

Ndërsa Arjan Curri, deklaroi se sipas informacioneve të tij, deputetë të ndryshëm të opozitës parlamentare, po marrin para nga të dyja palët për të votuar pro dhe kundër shkarkimit të Metës, sepse votimi është i fshehtë dhe nuk kuptohet!

Arjan Curri: Më vjen një mesazh, deputetët e opozitës së re kanë marë para nga të dyja krahët dhe nuk merret vesh se është votim i fshehtë. E kanë mbyllur pazarin me të dyja krahët. Po më shkruajnë, kemi hapur trastat dhe hidhen nga të dyja palët…

LEXO EDHE:

Sa ka vajtur pazari për të votuar shkarkimin e Metës? Ja shpjegimet e Kujtim Gjuzit dhe Adriatik Alimadhit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re