Kryeministri Edi Rama ka dekaruar se vendi ynë ka hyrë në Champions League sa i përket konkurrencës në sektorin e turizmit, por theksoi se “duhet të konsolidohet kupa”.

“Ne kemi hyrë në Champions, por duhet të mbetemi në Champions, Italia, Greqia, Franca, Spanja, Kroacia, Sllovenia nuk bien nga Champions, nuk shkojnë në kupën UEFA”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama u shpreh se të rinjtë e punësuar jashtë në sektorin e turizmit duhet të kthehen në Shqipëri, duke shtuar se pagat në vendin tonë do të jenë më të lartat në rajon.

“Çfarë kërkoni atje? Pse rrini atje?”, iu drejtua Rama të rinjve duke theksuar se “mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë, me mundësinë e punësimit nesër e pasnesër duke marrë parasysh se sa investime janë në procese miratimi nga kërkesat e sipërmarrjes private, në Tiranë, vijën bregdetare, edhe më gjerë kur vjen puna për agro-turizimin apo hoteleri të nivelit të lartë.”

Edi Rama: Kemi hyrë në Champions League e konkurrencës në turizëm dhe ky është sa një moment historik, aq edhe sfidash të gjithanshme. Ne kemi hyrë në Champions, por duhet të mbetemi në Champions, Italia, Greqia, Franca, Spanja, Kroacia, Sllovenia nuk bien nga Champions, nuk shkojnë në kupën UEFA.

Ne nuk e kemi të konsoliduar kupën tonë, duhet ta konsolidojmë, por të jemi çdo vit e më konkurrues. Të gjithë të rejat e të rinjtë që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmi, ose ikin jashtë për të punuar në sektorin e turizmit “çfarë kërkoni atje? Pse rrini atje?” Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar dhe ju që jeni punonjës të kualifikuar, pse e lini këtë boshllëk.

Sikundër them të tjerëve që historinë e pagave e dëgjojnë nga muhabetet, ta provojnë të shkojnë të trokasin tek dyert e hoteleve të infrastrukturës turistike dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi. Por mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë, me mundësinë e punësimit nesër e pasnesër duke marrë parasysh se sa investime janë në procese miratimi nga kërkesat e sipërmarrjes private, në Tiranë, vijën bregdetare, edhe më gjerë kur vjen puna për agro-turizimin apo hoteleri të nivelit të lartë.

Të gjitha ato investime kanë nevojë për njerëz të kualifikuar, vitet në vijim do të tregojnë se Shqipëria falë kësaj fuqie që po merr nga turizmi do të ketë kapacitetin të paguajë në industrinë e turizmit punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do të ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm sepse do të ketë mundësi ta bëjë, do të ketë të ardhura shumë herë më të mëdha që ka sot.

Deri në 2030 fuqia e industrisë tonë turistike do të shumëfishohet dhe kapaciteti pagues i industrisë turistike për punonjësit e vet do të shumëfishohet, kjo është pak por e sigurt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re