Në kuadër të vigjiljeve të Pashkëve Ortodokse, drejtori i Katekizmit në Kishën Ortodokse, Miron Çako, ka dhënë një intervistë për FaxNeës ku ka folur mbi mesazhin që përçon kjo festë. Çako tha se mesazhi që kërkohet të dërgohet është se dashuria e Perëndisë, nuk do të na braktisë.

Ndër të tjera, Çako foli edhe për kohërat e vështira që po kalon njerëzimi, duke theksuar se të gjithë këto situata vinin si shkak i “mëkatit” dhe shtoi se brezi i ri e kishte kaluar atë që njihet si “vija e kuqe”.

Çako: Të gjithë këto katastrofa që po kalon njerëzimi, vijnë për shkak të mëkatit. Mëkati është një energji negative që prish ligjet shpirtërore, shoqërore dhe natyrore. Mëkati në këtë rast është i tepërt. Mund të themi se ky brez e ka kaluar pikën e kuqe.

Pyetje: A jemi në ditët e fundit?

Çako: Patjetër që ne kemi hyrë në ditët apokaliptike por nuk mund të përcaktojmë ditë edhe orë sepse atë e di vetëm provdenca hyjnore. Por Zoti thotë dijeni se kur të shihni të gjitha këto, fundi është afër. Por asnjëri nga ne nuk e di se kur do vdesë, për ne çdo ditë mund të jetë e fundit. Vdekja për ne nuk është vetëm një groposje por një portë për të kaluar në një dimension tjetër ku do të gjykohemi nga gjykatësi më i drejtë për veprat e kryera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re