Ish-presidenti Bamir Topi, gjatë fjalës së tij në tryezën e dialogut të thirrur nga kreu  i PD-së Lulzim Basha, konsensusin e arritur ditët e fundit mes mazhorancës dhe opozitës, e ka krahasuar me atë të vitit 2008.

Topi tha janë po të dy protagonistët e 2008, Edi Rama dhe Sali Berisha, ndërsa për këtë të fundit tha se i rëndojnë akuza pa fund gjatë qeverisjes së tij.

Sipas tij, parlamenti e ka ulur ndjeshëm cilësinë e punës dhe sa the ka ardhur koha që pesimizmi të shpërthehet. PD-ja duhet të hapë një rrugë te re, shtoi ish-presidenti.

LEXO KETU: “Kishim një kryeministër në hall”- Bamir Topi shfaqet krah Lulzim Bashës dhe flet për marrëveshjen e 2008: ‘Shpërtheu’ themelet e demokracisë

“Kemi parti politike që tashmë nuk konsiderohem parti politike, por kazerma politike, ku nuk funksionon rregulli. Kemi një parlament që e ka ulur ndjeshëm cilësinë e tij, qoftë në përfaqësim dhe qoftë në mision. Ka rënë nën thundrën e kryeministrit.

Sot secili është në gjendje të bëjë një bilanc të asaj situate. Padyshim njeriu shqetësohet, sot kemi një pamje tjetër. Pas 16 vitesh kemi të dy protagonistët e 2008 dhe të dy janë në hall, ish-kryeministri mbi të cilin rëndojnë skandale pafund gjatë qeverisjes së tij. Sulmi kryesor është te institucioni i zgjedhjeve prandaj kjo tavolinë është e rëndësishme për t’u përqendruar te presioni publik. Mendoj se në parlament ka ardhur koha të fliten të vërtetat e mëdha. Kuvendi ka nevojë të dëgjojë gjëra të vërteta.

Detyra e PD është të hapë një rrugë tjetër, jo e një rruge e atyre njerëzve që s’kanë lidhje me demokracinë. Boll kemi shkuar në pesimizëm, duhet shpërthyer. Duhet shpërthyer fillimisht brenda partive pastaj në shoqëri. Duhet që Kodi Zgjedhor të sjellë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Topi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re