Kryeministri Edi Rama tha se ai dhe forca politike që drejton nuk do të komentojë asnjë vendim të SPAK, pasi sipas tij secilin mban përgjegjësi personale para ligjit, ndërsa tha se llogaridhënia është institucionale.

Në fjalën e tij para deputetëve socialistë, por edhe kabinetit qeveritar, Rama tha se problem i madh do të ishte nëse kjo drejtësi do të godiste vetëm kundërshtarët dhe jo anëtarët e qeverisë së tij.

Kryeministri foli edhe për rastin kur ai personalisht do të duhej të mbante përgjegjësi morale.

“Ata që historia i njeh si dhunues, ku sipas interesit bëjnë konstruktivin bëjnë destruktivin, bëjnë avokatin bëjnë prokurorin dhe pastaj bëjnë gjykatësin dhe fajësojnë dhe shfajësojnë mbi thirrjen e brendshme të unit anti shtet.

Kjo është një perçe morale që shfaqet mes këtyre zëdhënësve të minorancës ulëritëse sa herë flet drejtësia. Kjo ja ngushton frymëmarrjen përpjekës morale pavarësimin e drejtësisë dhe shtetbërjen demokratike.

Pre e daulleve shurdhuese bien pre edhe njerëz të mençur, që me të drejtën e zotit duan rezultate dhe neveriten kur del llumi nga pusetat e hapura të drejtësisë, një llum që lidhet edhe me ne. Llum nga shtëpia jonë.

Përgjegjësia para ligjit është personale, ndërsa llogaridhënia është institucionale. Para ligjit kush ka përgjegjësi për shkeljen ligjit, para popullit kush ka përgjegjësi të japë llogari për cfarëdo qoftë.

Mua do më duhej të mbaja një përgjegjësi të madhe morale nëse do kisha dashur vërtet ta kapja drejtësinë për interesa të kësaj partie, nëse reforma në drejtësi nuk do ti kishte hapur  rrugën lindjes së strukturës anti korrupsion, apo nëse gryka e re e zjarrit të drejtësisë do godite vetëm kundërshtarët. Atëherë po do të ishte përgjegjësia ime morale para gjithë atyre që na besuan vërtet me të drejtë dhe përpara kësaj partie”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re