Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama duket se me afrimin e betejës së 25 Prillit, po e intensifikojnë përballjen e tyre në rrjete sociale. Të dy kundërshtarët politik e kanë nisur ditën e sotme me video në rrjete sociale, ku njëri lartëson punën e bërë dhe tjetri akuzon për keqqeverisje.

Lulzim Basha përmes një videomesazhi shprehet se vendi ka ngecur në vend në numëro për shkak të kryeministrit ndaj më 25 Prill kjo gjë duhet të ndryshojë.

“8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë, 8 vjet që vendi ka ngecur në vend numëro për shkak të Ramës. Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje. Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria”, thuhet në videomesazhin e Bashës.

Nga ana tjetër Rama ka shpërndarë një video-mesazh nga kantieri i ndërtimit i Unazës së Madhe, ku shprehet se mospërmbushja e pritshmërive të mandatit të dytë lidhet dhe me goditjen që është marrë nga tërmeti dhe pandemia.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa janë të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e mandatit të dytë.

As unë nuk jam i kënaqur asnjëherë, por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në këto kohë kaq të mallkuara”, shprehet Rama, ndërsa thekson se kantierët e ndërtimit janë më shumta se asnjëherë tjetër dhe se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit puna vijon dhe se nuk ka kohë për pushim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re