Kryeministri Edi Rama, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino kanë shkuar ditën e sotme në Durrës për të ndjekur nga afër vaksinimin e mësuesve me Astra Zeneca.

Ditën e sotme kundërshtitë në radhët e mësuesve ndaj kësaj vaksine kanë qenë të mëdha përshkak të dyshimeve të forta që janë ngritur së fundmi ndaj kësaj vaksine nga vende si Gjermania, Franca, Spanja, Italia, duke qenë se kjo vaksinë mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Për të bindur mësuesit që vaksinat janë të sigurta, Rama, Manastirliu dhe Bino kanë thënë njëzëri ditën e sotme se dozat e vaksinës që kanë mbërritur në Shqipëri nuk janë nga seria e vaksinave që janë ngritur dyshime por një tjetër seri e cila është e sigurtë.

“Është një luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërpreërë vaksinimin Çekia, Hungaria, Kroacia, Kanadaja. Ne do vazhdojmë sepse nuk mund ta lëmë vaksinimin për një dyshim. Edhe ata që kanë pezulluar presin konfirmimin e EMA-s. Nëse ata do ndalonin, edhe ne do bëjmë ashtu. Kam folur me Londrën dhe atje janë bërë miliona vaksina Astra Zeneca dhe nuk ka shqetësim. Nuk ka asnjë shetësim të veçantë. Ne po ndjekim rutinën që kanë bërë shumë vende që nuk kanë marrë nga ajo sasia e dyshimte. Janë bërë miliona në BM dhe vazhdojnë”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Bino konfirmoi të njëjtën gjë: “S’ka asnjë lloj problemi. Derisa na thotë EMA dhe OBSH, nëse ata na thonë se duhet ta ndalojmë atëherë do ta ndalojmë. Seria që kemi marrë ne nuk është ajo për të cilën janë ngritur dushime.” 

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re