Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm, aktualisht deputet i PS, Bardhyl Kollçaku, është shprehur se ushtria shqiptare do të pajiset me helikopterë, automjete të blinduara dhe sisteme kundërajrore nga SHBA, në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe.

Komentet Kollçaku i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Shqipëria gjatë viteve të fundit ka bërë një punë të mirë me rritjen e pagave të ushtarëve dhe shtoi se objektivi është që në vitin e ardhshëm, vendi ynë të renditet në vendet e NATO-s me pagat më të larta në rajon.

Ai shtoi se qeveria ka një strategji për rekrutimin e të rinjve që të marrin pjesë në Forcat e Armatosura, ku sipas tij po punohet për t’i mbështetur ata financiarisht dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme që ata të bëhen pjesë e ushtrisë.

“Ne e kemi thënë që në strategjinë tonë duhet të krijojmë një forcë ushtarake të vogël dhe profesionale. Moscënimi i territorit dhe integriteti është detyrë e këtyre forcave. Mbrojtja jonë lidhet edhe me aleancën e NATO-s. Koncepti jonë i mbrojtjen so të jetë i lidhur ngushtë me aleancën. Ne na kërkohet përveç të tjerash një grup batalion për të kryer misione për aleancën. Samiti i Uellsit ka qenë si kërkesë që të ishte buxheti deri në vitin 2023-2024 të ishte 2 %. Tani 2 % është niveli dysheme, duhet kaluar ky nivel. Ekzekutivi duhet ta shohë me prioritet dhe fokus shtimin e financimeve për mbrojtjen.

Ne kemi një marrëveshje me SHBA për pajisjen e ushtrisë me mjete të blinduara, anti-ajrorë, dhe anti-tanke, helokopterë Bleck-Hock, etj. Është rritur paga për ushtarakët, do të rriten sërish, do të ketë një vëmendje për të motivuar ushtrinë. Do të ketë pagesa më të mira për vështirësitë e punës dhe shërbimit. Ne mendojmë që vitin e ardhshëm Shqipëria të jetë një nga vendet e aleancës me pagat më të larta për ushtarakët.

Ka probleme me rekrutimin, sepse një pjesë e të rinjve që sot flasim, zgjedhin arsimin, zgjedhin që të emigrojnë. Ministria e mbrojtjes ka një program agresiv për rekrutimet. Një mënyrë është joshja me pagesa dhe kushte shumë të mira pë rata që rekrutohen. Një metodë tjetër është që të kompensohet një pjesë edhe me komponentin reservist. Do të ketë edhe rishikim të ligjeve të tjera, për kohën e qëndrimit dhe detyrimet që kanë ushtarakët.

Antarësimi në NATO nuk është diçka e ardhur nga qielli. Është një gjë e merituar për forcat e armatosura. Nëse aleanca është e kërcënuar edhe ne jemi të kërcënuar dhe e anasjellta. Ne me shërbimet e inteligjencës tonë dhe të aleancës, ne i paraprijmë rreziqeve dhe marrim masa kundër tyre. Ata u bënë bashkë për të humbur. Unë them se kjo e ndihmon opozitën për ta kuptuar. Sepse ne nuk jemi kundër SHBA dhe reformës në drejtësi”, u shpreh Kollçaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re