Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se tregu ka kërkesa të larta për profesionistë dhe zanatçinj, duke shtuar se duhen thelluar reformat në arsimin profesional.

Kreu i qeverisë ironizoi duke u shprehur se Shqipëria, për shumë vite, do të jetë vendi me numrin më të madh të juristëve për kilometër katrorë në botë.

“Për shumë vite do të jemi vendi me numrin më të madh të juristëve për kilometër katrorë në botë. Ndërkohë që numrat për kilometër katrorë të profesionistëve i kemi shumë modestë”, tha Rama në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Edi Rama: Duhet të bëjmë kilometër ekstra në mënyrën e të menduarit për tu afruar në një pikë.

Nëse flasim për arsimin profesional jemi shumë larg pikës ku duhet të mbërrijmë, dhe jo pas 10 vitesh për shumë shpejt. Na duhet të thellojmë reformat. Sa më shumë nxënës që shkojnë në gjimnaz dhe humbin 4 vite për të dalë në fund pa punë e asnjë dijen t’i orientojmë drejt arsimit profesional. Por për ta bërë këtë duhet ti çojmë në nivel tjetër nga pikëpamja cilësore dhe sasiore.

Sot statistikisht në Shqipëri 70% e kërkesa për punë janë për profesionistë, zanatçinj, teknikë të mesëm dhe të lartë. Pjesa tjetër 30% e kërkesave që ka tregu janë për arsim të lartë, juristë.

Për shumë vite do të jemi vendi me numrin më të madh të juristëve për kilometër katrorë në botë. Ndërkohë që numrat për kilometër katrorë të profesionistëve i kemi shumë modestë. Në mbyllje për të mos u zgjatur më tutje, pavarësisht dobësive që ka arsimi profesional, qe ende mbulimi me infrastrukturë nuk mbulohet në të gjithë territorin, 57% e atyre që mbarojnë në shkolla të arsimit profesional hynë në punë pas 6 muajsh dhe kanë paga të mira. Nuk hynë në punë me pagën minimale 400 euro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re