Nga e hëna e 4 dhjetorit, ka nisur shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për të gjithë pensionistët.

 

Janë rreth 704 mijë pensionistë që do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë lekësh.

 

Ekspertja e ekonomisë Erjola Hoxha mendon se shpërblimi prej 5 mijë lekësh në fundvit për pensionistët nuk është i mjaftueshëm.

 

“Ato lek nuk janë të barabarta as me shpenzimet mesatare të tyrezës së vitit të ri”, tha Hoxha e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

 

Hoxha: 3.5 miliard lekë nga buxheti i qeverisë është parashikuar që do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve në fundvit. Zgjedhjet vendore përkuan me luftën e çmimeve, por çmimet e lata vazhdojnë edhe pas zfjedhjeve dhe në festat e fundvitit/ ajo që ngelet e pandryshueshme është që të gjitha vlerat e dhëna deri tani, përfshirë dhe indeksimin e pensioneve nuk janë të mjaftueshme. Do të ishte mirë që të ketë bonuse të herëpashershme, jo vetëm gjatë festive të fundvitit.

 

Ekspertja tha se shumica e pensionistëve të sëmurë marrin ilaçe të parimbursueshmem prandaj shpërblimi është i pamjaftueshëm.

 

Megjithatë ky bonus mund të shërbejë për mirë, si një motivim për pensionistët, pasi për eksperten për tryezën e Krishtlindjes nuk mjafton.

 

Në gjykimin e ekspertes, duhet shtuar edhe numri i strukturave për ta bërë situatën më eficente në mënyrë që të gjithë pensionistët të arrijnë të përfitojnë në kohë bonusin.

 

Hoxha: Duhet ta marrin në kohë bonusn e fundvitit në kohë. Vendi ka një përqindje të lartë të të ardhurave të emigrantëve. Pjesa më e madhe e tyre kursimet e tyre i depozitojnë në Shqipëri. Çdo shqiptar emigrant në vend, mesatarisht 400-500 euro janë të ardhura që shkojnë për familjarë të tyre. Që këto zonja dhe zotërinj të jetojnë si duhet marrin këtë mbështetje financiare nga fëmijët. Ne kemi vlerën më të ulët të pensioneve në Ballkanin Perëndimor dhe në BE. Ndërsa me SHBA nuk kemi nivel krahasimi fare. Jo vetëm inflacioni, po buxheti i shtetit ka pasur një rritje të përgjithshme mesatare. Shpërndarja e fodeve të buxhetit të shteti ka pasur prioritete më të rëndësishme se pensionistët. Buxheti i 2024 është përqendruar të rindërtimi, koncensionet, partneriteti publik dhe privat./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re