Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se organizata e NATO-s vepronte si një trup i vetëm duke marë në mbrojtje secilin shtet anëtar që do të mund të sulmohej nga një agresor.

Ai gjithashtu tha se Shqipëri kishte në gatishëmri një batalion të tërë në raste rreziku dhe shtoi se kishin dërguar edhe një tjetër togë prej 30 efektivësh drejt kufijve lindorë të NATO-s.

Peleshi: Nëse preket një cm katror, NATO- vepron si një e tërë. Ne kemi edhe forcën tonë të armatosur që është e kombinuar me NATO-n. Kemi një grup batalioni që është kapacitet i NATO-s, i gatshëm për t’u përdorur.

Edhe stërvitja më e madhe e 30 viteve të fundit që u mbajt në 2021, këtë synon të tregojë, pra të tregojë muskujt. Sot kemi dërguar një togë prej 30 efektivësh. Ndërkohë kemi edhe një togë tjetër për t’u vendosur në kufijtë lindorë të aleacnës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re