Skip to content

“Kemi një marrëveshje që mund të jetë shumë e mirë”, Yuri Kim: Ja në dorën e kujt është topi tani

Fjala e ambasadores Yuri Kim në përfundim të takimit me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin ku mungoi opozita:

U takuam për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse thashë dhe dje në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, cdo palë, cdo parti i kërkohet që të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Gjithashtu cdo palë fitojë, populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Cdo palë dha por më duhet ti jap merita të vecanta partisë në pushtet. Ne bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet të bënin më shumë dhe e bënë. E përgëzoj për atë që bënë këtë mbrëmje.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit në BE. Përmban gjithashtu hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR por mund të shiheshin si një hap i rëndësishëm në Shqipëri. Ka ardhur koha për opozitën, për Partinë Demokratikë, për mikun tim Luli basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thojë po për popullin shqiptar dhe po për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij.