Skip to content

“Kemi një përgjumje”, Presidenti Meta zhvillon takim online me Këshillin Rinor të Ballkanit: Ja çfarë më shqetëson më shumë

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim online me Këshillin Rinor të Ballkanit duke treguar se gjithcka e shqetëson është shoqëria civile ku pjesëmarrja e të rinjve është shumë e vogël pasi pjesa më e madhe janë përfshirë në parti politike. Edhe këtë e cilëson të rëndësishme pasi thekson se duhet që të mos presin nga askush tjetër.

“Ajo që më shqetëson është që shoqëria civile është shumë pak aktive. Tani kemi një përgjumje dhe ndoshta kjo ndodh se ndoshta ato që ishin dikur pjesë e shoqërisë civile, u përfshinë me parti e politikë dhe u bënë të pandjeshëm për të drejtat e të rinjve.

Unë nuk vlerësoj se pjesëmarrje e të rinjve do të thotë vec pjesëmarrje në parti. Pjesëmarrja është kudo, ka plot të rinj që janë aktivë, por padyshim që pjesëmarrja në parti politike, për fat të keq është e rëndësishme.

Ne e dimë që partitë ndikojnë në mënyrë të rëndësishme në vendin tonë. Jo vetëm pjesëmarrja, por edhe përfshirja. Kjo është komplekse, por e rëndësishme është të mos qëndrojmë indiferentë, të mos presim nga dikush tjetër”, tha Meta.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb