Ofrimi i shërbimeve online nga 1 maj ka krijuar probleme tek qytetarët shkodranë. Ato presin në radhë pranë qendrës ADISA pasi thonë se nuk dijnë ti përdorin telefonat për të kryer shërbime të ndryshme dhe nuk janë mundësitë për t’u bërë online.

“Kemi disa orë në pritje. Nuk dimë të përdorim telefonin. Nuk janë mundësitë për t’u bërë online. Është turpi i botës. Vijmë të ADISA dhe nuk japin asnjë zgjidhje. Ku do të aplikojmë tani ne? I kemi paguar njëherë tarifat, tani do na duhet ti paguajmë përsëri.” – shprehen qytetarët shkodranë.

Pranë qendrës ADISA, qytetarët shkodranë mund të aplikojnë dhe të tërheqin vetëm karta identiteti apo pasaporta dhe asnjë shërbim tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re