Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi thotë se kanë përgatitur kallëzim penal për deputetët që sipas saj kanë penguar punën e komisionit.

Teksa kërkoi që mbledhja e sotme këtij komisioni të mos vazhdojë, Vokshi u shpreh se kanë kërkuar nga Sekretariati i Etikës që të përjashtojë deputetët që ajo i quajti dhunues.

“Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe”, tha Vokshi.

Albana Vokshi: I kemi dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroi 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë në këtë komision. Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor. Komisionet hetimore funksionojnë me ligje të veçanta. 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent.

Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe, të nisë masave disiplinor për sekretarin e përgjithshëm dhe gjitha administratës që ka penguar komisionin. Kemi bërë kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues për këta deputetë, kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re