Faxnews ka bërë një vëzhgim në zonën e Kamzës për të parë nga afër se sa janë rritur çmimet.
Qytetarët kanë thënë se çmimet kanë pësuar rritje nga 20-100 lekë për produkte të ndryshme. Rritje të lartë ka pësuar edhe vaji, një ndër produktet bazë për qytetarët.
Ata janë shprehur se janë detyruar të marrin me lista në dyqan, pasi e kanë të pamundur ti marrin me pagat apo pensionet që kanë.
Qytetarja: Sa ka shkuar 15 mijë lekë dhe ca kam marrë. Të gjitha kanë ndryshuar, vaji 3200, të gjitha. Ilacet po. Janë rritur nga 2500 vaji në 3200.
Ne që jemi pensionista është shumë e vështirë. E kanë boshatirur njerzit se kanë frikë se s’do ketë më. Me zor i blejmë. Me 80 mijë lekë pension as tre ditë nuk shkoj.
Borxh e kredi plot.
Pensionistja: 120 mijë leke, mundohemi ta kalojmë me atë. Kemi marrë borxhe përditë, ushqime me listë.
Fëmijët i kam këtu, me listë. Vaji në kulm, sheqeri, mos më pyet më.
Qytetarja: Janë rritur shumë, vaji dhe gjerat e tjera, 3200 e më shumë. Jetesa ësjtë bërë shumë e vështirë. Ne shqiptarët e kemi te keqe që një shtet bën lufte ne jemi të parët na kap kriza.
Nuk i blejmë dot të gjitha produktet me këto rritje. Kosto e një jave 400 mijë lekë dhe si kemi ngrënë të gjitha.
Qytetari: 100 mijë lekë ilaçe. Nuk na mjafton ti marrim të gjitha, jetesa është shumë e vështirë.
Cmimet kanë ndryshuar 30 %. Nuk i marrim dot të gjitha produktet. Po përgjysmojme konsumin deri sa të kalojë kriza.
…
/faxweb
