Është rritur në 13 numri i personave që kanë humbur jetën në protestat kundër qeverisë në qytetin Cali në rajonin administrativ Valle del Cauca të Kolumbisë.

Sipas lajmeve në shtypin vendas thuhet se janë plagosur 34 persona dhe se është rritur në 13 numri i të vdekurve që dje u njoftua se ishte 4 gjatë protestave që u mbajtën në Cali ku janë përjetuar ngjarje të dhunshme në protestat masive kundër qeverisë të cilat vazhdojmë prej më se një muaji në Kolumbi.

Kryetari i bashkisë së qytetit Cali, Jorge Ivan Ospina tha se Prokuroria po heton vrasjet. “Kemi përjetuar një ditë plot dhimbje ku ka pasur vuajtje dhe vdekje. Nuk e dimë nëse ata që kanë humbur jetën janë të lidhur apo jo me protestat në qytet. Do të presim dhe do të shohim”, tha Ospina.

Ushtarët morën masa në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit pasi presidenti Ivan Duque u takua dje me zyrtarët lokalë në Cali.

Në ngjarjet në Cali, qytetin e tretë më të madh në vend, protestuesit janë përleshur me policinë, kanë mbyllur plotësisht kalimin e automjeteve në rrugët kryesore ndërsa disa grupe protestuesish shkaktuan dëme të mëdha në banka, stacionet e autobusëve dhe biznese.

Pasi policia nuk arriti të vë nën kontroll situatën, zyrtarët lokalë kërkuan mbështetje nga qeveria qendrore.

Në Cali i cili është kthyer në qendrën e protestave parashikohet se 47 persona e kanë humbur jetën në aktet që vazhdojnë prej më se një muaji.

Në Medellin u plagosen 16 persona. Ndërkohë mësohet se janë shënuar përleshje mes protestuesve dhe policisë në Medellin, qytetin e dytë më të madh në vend pasi disa grupe bllokuan rrugën për trafikun dhe plaçkitën disa banka përreth.

Në ngjarje policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve, të cilët iu kundërpërgjigjën policisë me gurë dhe koktej molotovi. Si pasojë e incidenteve u plagosën 16 persona/AA

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re