Historiani Hasan Bello në një intervistë për Quo Vadis ka deklaruar se Shqipëria ka precedentë negativ me vendet e mëdha. Për ta ilustruar këtë, ai sjell në kujtesë ngjarjen e shënuar në vitin 1924, kur ambasadori britanik në vendin tonë vlerësoi Ahmet Zogun si kandidaturë serioze, gjë që zemëroi Nolin dhe kërkoi notë proteste nga përfaqësuesi jonë në Londër. Por sipas tij, kjo notë proteste nuk u pranua.

“Ne kemi disa precedent negativ me ambasadorët e vendeve të mëdha. Në ’24-trën ambasadori britanik në Shqipëri në atë kohë tek profilizimet që u bënte politikanëve shqiptarë vlerësonte si kandidaturë serioze Ahmet Zogun. Mirëpo kur bëhet grushti i shtetit në qershor të ’24, Noli i acaruar nga këto vlerësime pozitive që ky bënte për Zogun, i kërkon ministrit shqiptar në Londër të shkojë dhe të dorëzojë një notë proteste kundër ambasadorit në Shqipëri. Konica, si diplomat i tha se e d imë vetë ne se çfarë sjellim në Shqipëri, nuk kemi të drejtë të dorëzojmë notë proteste për ta. Megjithatë ai i bindet Nolit dhe e çon notën e protestës, por nuk u pranua. I thonë që dërgoja mbrapsht kryeministrit tuaj, se e dimë ne se çfarë sjellim”, tha Bello.

Historiani më tej tha se kryeministrat shqiptarë krijojnë marrëdhënie personale me ambasadorët e vendeve të mëdha, ndaj e sipas tij rrjedhin më pas akuzat e opozitës.

“Ne kemi një qasje negative me ambasadorët, sepse kryeministrat shqiptarë ndërtojnë raporte personale. Ndaj dhe vijnë më pas akuzat e opozitës. Edhe betejat i kanë pasur persona, jo në interes të shtetit. SHBA ose një shtet i fuqishëm raportet më të mira i ka pasur me ata që janë në pushtet”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re