Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ditën e sotme një video nga spitali i Covid-2. Në pamjet në fjalë shfaqet stafi mjekësor ku flet për eksperiencat dhe përjetimet teksa luftonin ndaj koronavirusit.

Stafi mjekësor i spitaleve #COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me #covid19 kanë bërë një punë #heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”

#MëTëFortë #Bashkë”, shkruan Ogerta krahas videos.

Ndërkohë disa prej anëtarëve të stafit kanë treguar se kanë 1 muaj e gjysmë që nuk shohin familharët e tyre, pasi u kanë qëndruar larg për t’i mbrojtur ata.

“Kemi pritur urgjenca të ardhura të konfirmuara dhe të pakonfirmuara. Gjithsesi ne kemi punuar dhe pa menduar se mund të infektohesha. ”- kryeinfermierja Adelina Dragoti.

“Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen”, kryeinfermierja Lediana Hida.

“Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situate”, infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.

“Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë”, shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.

“Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm”, u shpreh penumologia Irma Tashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re