Skip to content

“Kemi qenë opozitë e shpartalluar dhe e çorganizuar”- Meta nga Durrësi: Më 27 prill fillon beteja jonë, do i japim përgjigjen e merituar kapjes së shtetit

meta durres

Kreu i Partisë së Lirisë, në një konferencë me gazetarët në Durrës, është shprehur se deri më tani opozita ka qenë e shpartalluar dhe e çorganizuar, por thotë se më 27 prill do të nisë beteja e tyre.

Ilir Meta tha se në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, do i jepet përgjigja e merituar kapjes së shtetit.

“Konventa jonë do t’i japi përgjigjen e merituar kapjes së shtetit duke i dhënë një fuqi të jashtëzakonshme Partisë së Lirisë.

Ilir Meta ka dalë nga rrethimi i vogël dhe së bashku me të gjithë ju, do të vendosim njëherë e përgjithmonë bazat shumë të fuqishme të organizimit tonë të hekurt.

Ne kemi qenë një opozitë e shpartalluar dhe e çorganizuar dhe me 27  prill fillon beteja jonë me shpejtësi marramendëse që do të përmbysë regjimin”, tha Meta.

“”