Ditën e sotme është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku është vënë re një fluks i madh mjetesh. Kufiri qendroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.

Shqiptarët e Kosovës shprehen të lumtur që më në fund kufijtë janë hapur, ndërsa qëllimet se pse vinë në vendin tonë janë të ndryshme, duke nisur nga ato të punës, deri te shtëpitë e dyta që kanë në bregdetin shqiptar.

‘Kemi shtëpi në Dhërmi, na ka marrë malli shumë, më duket sikur kemi dalë prej lùftës”, shprehet një zonjë, ndërkohë që të tjerë tregojnë se këto dy muaj kanë qenë të vështirë.

“Shpresojmë që tani të kalojnë, na ka bllokuar jo pak karantina”, tregon një tjetër qytetar. Gjatë ditës së sotme drejtuesit e kamionëve janë përballur me një tarifë shtesë për kamionet e tonazhit të rëndë, që do të duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro.

Në të kundërt ata nuk do të lejohet që të hyjnë në Kosovë. Një prej drejtuesve të kamionëve shprehet për gazetarin e Fax news Ermal Hallaçi se ky është një shpenzim i kotë, dhe se dizinfektimi i mjeteve nuk mund të bëhet me ujë me pagesë.

“Skam pare, nuk duan me më lëshu për 22 euro, vetëm për me qit as gjysëm kile ujë jo, ç’ka po di, ja tek janë policët që nuk na lëshojnë, unë e kam me orar, që marr dënim 500 euro në rast se nuk arrij në kohë në Kosovë”, shprehet i revoltuar drejtuesi i kamionit. (E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re