“Kemi sjellë ushtarë për të shpëtuar nga injorantët”, Pilinçi: Blinken më telefonon çdo orë, bëra Sali Berishën kryeministër, jam plagosur 3 herë…

pilinci.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i partisë Shpresa Demokratike, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” është shprehur se kishte ardhur me mision nga Amerika dhe misioni i tij ishte të rrëzonte qeverinë aktuale. Pilinçi shtoi më tej se ai kishte lidhje të rëndësishme me persona të rëndësishëm në SHBA, duke thënë madje se edhe sekretari i amerikan i Shtetit, Anthony Blinken e telefononte çdo një orë.

“Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika.

Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam plagosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, kryeministrin që ka këtë vendin këtu.

Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra.

Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi.”

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë