Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në festën e ditëlindjes së 34-rt të Partisë Socialiste.

Rama theksoi PS tashmë ka një skuadër mbështetëse premtuese në të gjitha njësitë administrative.

Kjo skuadër, kryeministri shtoi se do angazhohet për të zbuluar më të mirët dhe për t’i ngarkuar me përgjegjësi në sfidat që e presin vendin 4 vitet e ardhshme.

Sakaq, Rama shtoi se Partia Socialiste, në këtë mënyrë do mbështetet te më premtuesit.

Rama: Besoj si rezultat i mirëorganizimit në gjithë territorin dhe betejën në gjithë territorin, kemi një skuadër mbështetëse premtuese në të gjitha njësitë administrative ku PS është angazhuar këto muaj në mbështetje të kandidatëve. Patjetër që vlera kryesore e kësaj skuadrës mbështetëse janë burimet njerëzore. Duhet të qëmtojmë me kujdes për më të mirët e mundshëm dhe ti ngarkojmë me përgjegjësi. Procesi i gjithë territorin kërkon përfshirjen edhe njësitë e pushtetit vendor dhe shumë nga detyrat e këtij procesi mbeten për tu adresuar. Duhet një kapital njerëzor goxha cilësor. Kam shumë besim se ne, nëse do bëjmë gjënë e duhur në çdo hap, do jemi në gjendje të japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur te njerëzit me të talentuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko