Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali duke folur gjate Konferences se Kryetareve. Gjate mbledhjes u disktua rreth buxhetit te vitit 2025, i cili u prezantua nga Ministri i Financave, Petrit Malaj./r/n/r/nSpeaker of the Parliament, Elisa Spiropali speaking during the Conference of Leaders. During the meeting, the 2025 budget was discussed, which was presented by the Minister of Finance, Petrit Malaj.

Deputeti Redi Muçi në një emision televiziv komentoi ndryshimet e fundit në qeveri të kryera nga kryeministri Edi Rama, për largimin nga kabineti të Elisa Spiropalit dhe mungesën në Kuvend në votimin për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun.

Sipas Muçit, mungesa e Spiropalit në sallë për votim lidhet me përplasjet personale me Ballukun, pas largimit të kësaj të fundit nga posti i ministres së jashtme.

“Qartazi kemi të bëjmë me inate personale me Belinda Ballukun. Ajo s’deshi të ishte aty për të votuar, sepse thuhet se ka qenë Balluku që e hoqi nga posti i ministres së Jashtme dhe ajo s’donte të ishte aty e detyruar për të votuar kundër heqjes së mandatit. ” tha Muçi.

Muçi theksoi gjithashtu se mungesa e Spiropalit është një formë qëndrimi politik dhe mund të shënojë fundin e karrierës së saj brenda partisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re