Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme projekt-buxhetin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë fjalës, kreu i qeverisë rikujtoi edhe një herë se brenda mandatit të tretë pagat e personelit mjekësor do të rriten me 40%. Rama gjithashtu bëri krahasimin e kushteve spitalore të dikurshme dhe ato të sotshme duke vendosur theksin në investimet në infrastrukturë, pasisje, analiza dhe medikamentesh për të cilat thotë se mungonin para 8 vitesh.

Rama tha se para 8 vitesh QSUT ishte në kaos të vërtetë ndërsa mjekët sipas tij kur futeshin në salla operacionesh i ngjanin kohës së luftës me pajisje të vjetra.

Nuk është hera e para që mblidhemi por në kujtesën tuaj angazhimet e mara në këtë sallë, nga pagat janë pasur me fakte dhe sot qysh prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63 %. Natyrisht që nuk jemi të vetpërmbushur nga ky fakt por ambicia jonë është që pagat të rriten cdo vit me synimin që bredan mandait të tretë të shkojë +40%. Kur e shikon sot panoramën e ndryshimeve në shëndetësi më vjen gjithmonë shprehja që e keqja harrohet shpejt kurse e mira nuk ka asnjëherë fund. Kjo është në natyrën njerëzore, sepse njeriu nëse do të ishte peng i të këqijave që kalon do të ishte e pamundur të aspironte të mirat e së ardhmes.

Është e rëndësishme që mos kënaqemi pasi ka jo pak boshllëqe për të mbushur, mos harrojmë nga jemi nisur dhe cfarë situate e paimagjinueshme ishte kur ne morëm detyrën kurse për ju ishte jeta juaj profesionale në një xhungël, përpjekja e jashtëzakonshme që kemi bërë ne. Është inkurajuese kjo që kemi bërë, natyrisht ne detyrën bëjmë! Sepse e dëgjoj shpesh këtë, për punët e mira që bëjmë. Ne për detyrën jemi zgjedhur jo për të bërë magji dhe për të detyrën zgjidhen të gjithë nuk krijohen për të bërë mrekullia jashtokësore dhe dallimin e bën fakti se si e bëjnë detyrën dhe kur imagjinon volumin e investimeve në letër për shëndetësinë i 25 viteve që e pararendën këtë periudhë transformimi është më i madh sesa volumi i investimeve të kryera i disa viteve dhe kur krahason rezultatin është e pamundur mos brengosesh nga sa kohë kemi humbur dhe sa dëme janë bërë. Është shumë e vështirë për të rindërtuar dicka që është bërë mbrapsh.

Kure mendon se me cfarë instrumentesh mjekësorë punonit ju para disa vitesh, është e paimagjinueshme që në një vend në mes të europës mjekët hynin në salla operacionesh si në salla të tregimesh nga koha e luftës, në aspektet e mjeteve që kishin në dispozicion, kjo ka ndodhur para disa vitesh kurse sot është dicka tjetër. Ta mendosh ca bëhej në QSUT një stacion një rrëmujë dhe vështirësi e paimagjinueshme për personelin, aty është një kantier i hapur pasi mungon dicka për të plotrësuar mozaikun. Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm apo kur mendon gamën e analizave dhe cilësinë e tyre. Kushtet profesionale për mjekët janë dinjitoze dhe krijojnë bazë solide për të marrë vendime të duhura. Sistemi i rimbursimit para disa vitesh linte jashtë afro 600 mijë njerëz të pasiguruar për shkak të mundësive, sot nuk ka asnjë jashtë. Volumi financiar i rimbursimeve është më shumë sesa dyfishuar dhe mbulon cdokënd që është apo jo i siguruar. Deri dje spitalet vuanin shumë në spektin e medikamenteve që i duheshin spitaleve”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re