Deputetja e PD, Dhurata Çupi thotë se përjashtimi i kolegëve të saj demokratë nga Parlamenti është kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar për dialog konstruktiv.

Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se opozita nuk po kërkon asnjë favor, por vetëm të drejtat e tyre kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e qeverisë nga opozita dhe heqjen dorë nga përpjekjet për emërimin e opozitës nga maxhoranca.

Ligjvënësja demokratë thotë se vendosur të mos heshtim, por të veprojmë. Ndërsa përjashtimet, thekson ajo,  ‘vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë’.

“Përjashtimi i deputetëve të PD shkon kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar për dialog konstruktiv në parlament dhe përmbushjen e kërkesave kushtetuese të opozitës.

Përmes përjashtimit të deputetëve që protestojnë kundër mohimit të të drejtave kushtetuese nuk i shërben rolit mbikëqyrës të Parlamentit dhe, aq më pak,  funksionimit normal të tij, siç kërkon ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Delegacioni i BE.

Për çfarë kanë ndodhur 47 përjashtime të deputetëve të opozitës që nga 5 tetori? Sepse kanë mbrojtur kushtetutën dhe nuk i janë nënshtruar qeverisë! Çfarë kërkojmë ne? Asnjë favor! Asgjë të paligjshme! Vetëm te drejtat tona kushtetuese për t’i shërbyer interesit publik:

1-Ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e qeverisë nga opozita.

2-Heqjen dorë nga përpjekjet për emërimin e opozitës nga maxhoranca.

Vendi dhe shoqëria nuk mund të ketë asnjë të mirë,  kur shkelen të drejtat e opozitës dhe akoma më keq, kur opozita hesht. Ne kemi vendosur të mos heshtim, por të veprojmë. Përjashtimet vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë”, shkruan Dhurata Çupi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re