Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetët Raldf Gjoni dhe Rudina Hajdari kanë folur për mediat ku kanë ritheksuar qëndrimin e tyre të palëkundër për ndyshimin e sistemit zgjedhor përmes hapjes së listave.

Gjoni tha, se opozita parlamentare do i shkojë deri në fund kërkesës së saj për ndryshimin e sistemit dhe listave të hapura dhe se pa u plotësuar këto dy kërkesa nuk do të ketë asnjë votim në parlament.

“Kam shprehur opinionin tim për zgjedhoren që këshilli politik është një entitet ekstra institucionale dhe kushtetuese dhe nuk mund ta marrim dot parasysh në këtë komision. Shteti funksionon përmes komisioneve dhe procedurave , dhe ato nuk zhvillohen në këshill. Kemi dy objekte, e para trajtimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it dhe i dyti ndryshimi e sistemit zgjedhor. Jam propozues zyrtarisht në ndryshimet e sistemit dhe hapjen e listave. Do i qëndrojmë deri në fund ndryshimit të sistemit dhe mazhoranca të bie dakord për hapjen e listave elektorale, përndryshe nuk do të ketë dakordësi . Pa lista të hapura nuk ka asnjë votim në parlament. Nuk mund të vë ato katër firma të këshillit politik përpara 50 mijë firmave të qytetarëve shqiptarë”, tha deputeti.

Nga ana e saj, deputetja djhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari tha se lùfta e opozitës do të vijojë në parlament, për ndryshim sistemi dhe lista të hapura, duke përfshirë gjithashtu dhe votën e Diasporës.

“Sot trajtuam çështjen e marrëveshjes, duhet të kuptojmë që Komisioni i Posaçëm për reformën Zgjedhore nuk është mbledhur, duhet të ishte mbledhur dhe më parë për të trajtuar hap pas hapi atë marrëveshje. Kjo ka sjellë një tension të lartë dhe prandaj jemi në këtë pikë. Ne kemi shpallur si luftë kryesore, pikërisht ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Beteja jonë tani është në parlament, sepse kemi votat dhe vullentin për ta çuar deri në fund. Nuk duam më ato lista ku deputetët i përgjigjen kryetarëve të partive”, tha Hajdari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re