Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se opozita ka vullnetin politik për t’u ndarë nga informaliteti ekstrem.

Në një postim në Facebook, Meta risolli në vëmendje deklaratat e bërë më parë, duke theksuar se kanë vullnet për “t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore e doganore dhe për të realizuar atë nivel të ardhurash që thjesht realizojnë fqinjët tanë”.

“Të mos harrojmë që jemi qëllimisht për shkak se grabitja dhe vjedhja është prioriteti madhor i kësaj qeverie, vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon, që mbledh vetëm 27,5% të të ardhurave të PBB”, shkruan Meta.

REAGIMI I ILIR METËS:

Ne nuk do të bëjmë asnjë shpikje, përveçse kemi vullnetin politik për t’u ndarë përfundimisht nga informaliteti ekstrem, nga përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale, për t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore e doganore dhe për të realizuar atë nivel të ardhurash që thjesht realizojnë fqinjët tanë.

Të mos harrojmë që jemi qëllimisht për shkak se grabitja dhe vjedhja është prioriteti madhor i kësaj qeverie, vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon, që mbledh vetëm 27,5% të të ardhurave të PBB.

Ndërkohë që vendet e rajonit tonë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja mbledhin mesatarisht 42%.

Ndërkohë duhet të kemi parasysh se kjo diferencë prej 14,5% do të thotë 3,3 miliardë Euro në vit, të cilat nuk mblidhen dhe të cilat nuk administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht dhe kjo do të thotë 13,2 miliardë Euro në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re