Skip to content

“Kënaqem vetëm që i kam bletët” Rrëfimi i 80 vjeçarit, që zanatin e trashëgoi nga gjyshi

Screenshot 23 3

 

Grand Gallery 2
 

Gif Header for Mobile

Në asnjë moment në 62 vitet e fundit, nuk i është shkëputur një zanati që trashëgimi ia ka lënë gjyshi.

Ky i moshuar quhet Veli Selmani. 80 vjeçari jeton në fshatin Dushaj të njësisë administrative të Fushë- Bulqizës.

Screenshot 17 3

Pavarësisht moshës dhe faktit se është invalid, Veliu nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pasioni e zanati i tij, rritja e bletëve.

“Unë nuk kënaqem me prodhimin, por kënaqem vetëm që i kam bletët. I kam në shtëpi dhe do t’i mbaj ato derisa tjem gjallë.”-thotë i moshuari në një prononcim për median.

Screenshot 20 1

Veliu ka në shtëpi 70 koshere me bletë dhe ndihet mjaft i lumtur që kujdeset përditë për to.

“Ky vit ka qenë jo shumë i mbarë për prodhimin e mjaltit për shkak të temperaturave të larta”, thotë 80 vjeçari.

Screenshot 18 4

Pavarësisht, Veliu vijon të punojë prej 62 vitesh në këtë zanat. Dëshirë ka që njëlloj siç bëri gjyshi i tij, edhe ai të mund t’ja trashëgojë dashurinë e kësaj pune, fëmijëve, nipave e mbesave.

Screenshot 19 3
Screenshot 21 2