Së shpejti të vegjlit e kryeqytetit, dhe jo vetëm, do të kenë gati një kënd  të ri lojërash, i cili i shtohet parkut të madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po vijon punën për një shesh të ri pushimi, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.

Tashmë arkitektët e peizazhit po kujdesen për detajet e fundit tek “Këndi Tika”, ku u shtrua batanija greenfix, si dhe u hodh fara e barit duke krijuar oazin ekologjik për lojën e të vegjëlve.

Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror.

Me përfundimin e këtyre punimeve, kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni pranë Amfiteatrit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko