Muzike, emocione te forta dhe spektakel dhuroi serish e enjtja ne ekranin e Vizion Plus. Shoë i muzikes se vertete shqiptare, Kendo Kengen Time pati si protagoniste nje nder zerat me te spikatur te muzikes se lehte shqiptare, Irma Libohoven.

 

Nje nate plot ritem, e cila permes zerit te kengetareve te rinj risolli disa nga kenget  e repertorit mjaft te pasur te kengetares se njohur. Hite te cilat I kane rezistuar kohes e vazhdojne te degjohen e kendohen edhe sot e kesaj dite.

 

Si nje nder elementet qe e ben edhe me te veçante kete mbremje, nuk munguan as dje detajet mbi historite e padegjuara rreth kengeve, te cilat edhe pse kane kaluar vite per Irma Libohoven kane lene gjurme ne kujtese..

 

Por suprizat nuk munguan as ne kete nate, kur kengetarja dhe njekohesisht moderatorja e formatit te pasdites ne Vizion Plus, Evi Reçi si e ftuar e mbremjes, solli nje prej hiteve te Irma Libohoves me tekst te Dritero Agollit, Turkesha. Evi Reçi nuk i fshehu emocionet teksa u ndje e vleresuar per kete ftese

 

Artistja mbetet gjithnje artiste ne shpirt e ne kenge, ajo dhe skena qe e rriti jane te pandashme, ndaj dhe Irma Libohova zbriti serish dje ne skene duke iu bashkuar disa prej performancave te kengetareve, ku ne nje moment nuk permbajti dot as lotet….

 

Nata e katert e Kendo Kengen Time ne Vizion Plus, do te jete mbremja e Aleksander Gjokes, nje tjeter emer qe ka lene gjurme ne muziken e lehte shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re