Tenori Rudin Sata, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, dhe mbi atë që pritet të ndodhë sot në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sata ka dalë kundër Bashës, për shkak se sipas tij brenda partisë nuk respektohet statuti. Ai u shpreh se në Shqipëri njerëzit vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, dhe prandaj ka ardhur koha që PD të kthehet te respektimi i statutit të brendshëm, dhe të heqë dorë nga kulti i individit.

Sata vijoi më tej duke thënë që nenin Basha, që pritet të miratohet në Kuvendin e sotëm, vetë ai e ka propozuar që në Qershor të këtij viti, që kryetari që humb zgjedhjet parlamentare të japë dorëheqjen.

“Kjo forcë politike u zhbjerr, nuk pati atë profil, dhe ato aksesorë që kjo parti duhet ti bënte për 8 vite, nuk e di nëse u bë me dashje apo pa dashje. Data 11 duhet të jetë ngritja e siparit, për të investuar në demokracinë e brendshme në këtë forcë politike.

Rithemelimi i PD-së nuk mund të bëhet nga një njeri, ne kemi vuajtur gjithnjë nga kulti i individit, kam bindjen e plotë që do të bëhet ajo që i takon demokratëve, jo nga vullneti i doktor Berishës, nuk duhet ta shohim se është Berisha ai që do ta bëjë këtë. Është statuti i partisë, këtu ndahem unë në qëndrimin tim.

Politikanët janë të pasinqertë, nuk është problemi nëse je me Berishën apo me Bashën, këta thonë jo doktori jo Lulzim Basha, mua nuk më duhet fare kulti i individit, Kuvendi i sotëm është mëse legjitim.

Në 25 Qershor unë kam dorëzuar në zyrën e sekretarit Gazment Bardhi propozime për ndryshime në statut, ku thoja në nenin 51 unë bëj propozimin tim, të përcaktohet mandati dhe dorëheqja e kryetarit në rast se humb zgjedhjet parlamentare.

Jemi një shoqëri e kompleksuar dhe inferiore, jemi ne të gjithë bashkë që bëjmë atë që duhet bërë. Unë kërkova ndryshime statutore, dhe kjo nuk ishte për emrin e përveçëm, dhe ma rrëzuan, dhe kush ma rrëzoi, ata deputetë që janë sot në Kuvend, që do të mbrojnë interesat e popullit. Si mund të shkojë PD në pushtet në rast se këta deputetë kompleksohen nga një nen i tillë. Nuk ma aprovuan, dhe më hoqën të drejtën e fjalës mua në Kuvend, dhe kush Jemin Gjana!

Unë po prisja që të dilja dhe tiu thoja delegatëve propozimet e mia”, u shpreh Sata.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re