Aplinistja nga Kosova, Drenica Zogaj është bërë tepër viral në rrjet. Kjo pasi gjatë ngjitjeve nëpër male ajo këndon gjithmonë këngë patriotike nga më të ndryshmet.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Drenica tregoi se si ndodhi që u bë kaq e njohur. Sakaq, ajo zbuloi dhe arsyen se pse zgjedh gjithmonë këngë të vjetra shqiptare dhe jo ato që dëgjohen nga rinia në ditët e sotme.

Në fakt ishim në Tropojë te lumi i Gashit dhe ishte një pamje fantastike. Edhe një shoqe e imja më tha: ‘Kam qejf ta bëj një video, se pamja është fanstastike, këndoje ‘Bareshën’’. Edhe duke ia bërë qejfin asaj, e bëra videon, e postoi ajo në TikTok dhe më pas e pash që ishte berë virale. Unë nuk jam shumë e rrjeteve sociale, sidomos e TikTok dhe më tej më bindën dhe mua me hap një të tillë, që të kisha video të tilla dhe më shumë. Tani e kam hapur dhe jam munduar t’i sjellë për të gjithë ata që kanë qejf ta dëgjojnë Drenicën duke kënduar.

Mua më pëlqen muzika shqipe dhe më pëlqen si Drenica i këndon këngët shqipe. Për këtë arsye jam më shumë te këngët e vjetra, jam dhe te ato patriotike, por më shumë jam te ato këngët e vjetra qytetare.

Kënga që këndoj më shumë është ‘Jakup Ferri’, e kemi si një lloj himni në hiking dhe shumicës i pëlqen ajo këngë”, u shpreh ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re