Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Fushë Krujë, nga ku bëri një pasqyrim të arritjeve të PS-së ndër vite.

Rama theksoi se në mandatin e katërt, ai do të ndryshojë skemën e bonusit të bebes.

Edi Rama: Brenda mandatit të katër ta çojmë pensionin minimal 200 euro, nuk do të ketë më pension nën 200 euro…Shumë flet këneta dhe shumë flasin këta në moçalet e televizioneve. Eksportet, prodhimet tona ishin nën 3 mld dhe kanë shkuar 9.1 mld…Ne kemi rritur në mënyrë domethënëse mbrojtjen sociale. Bonus bebes, kur e jepte këneta ishte 50 mijë lekë të vjetra, ne e kemi bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 euro për fëmijën e dytë dhe 1200 për fëmijën e tretë. Do ta ndryshojmë skemën nuk do jetë më një çek në maternitetin e lindjes por do të jetë një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko