Përmes një video të shpërndarë në Facebook, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 25 prill, të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike.

Sot, Partia Demokratike do të hapë fushatën në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Pak orë para hapjes së fushatës vetëm me kandidatët, PD e ka shoqëruar thirrjen me një video ku në sfond është kënga e SIA-s, “Jam e pandalshme”.

“Jam i pathyeshëm/ Po, unë fitoj çdo lojë të vetme/ Unë jam kaq i fuqishëm/

Jam kaq i sigurt/Po, sot jam i pandalshëm…”, thuhet në këngën e SIA-s

Duket këngë fiks për Lulzim Bashën!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re