Pranë shtëpisë së një pasaniku ishte një dyqan i vogël i një këpucari të varfër.

Ai këpucar kishte zakon të veçantë që sa herë që punonte, qepte këpucët, vazhdonte të këndonte himnet e Perëndisë.

Një herë zotëria i pasur u sëmur. Ai u konsultua me shumë mjekë, por nuk pati asnjë përmirësim në shëndetin e tij. Shëndeti i tij po përkeqësohej dita-ditës, dhe askush nuk jepte dot një shpjegim bindës.

Një ditë, ai po pushonte në kopshtin e tij. Papritur tingulli i këndimit të himneve arriti në veshët e të pasunarit Duke dëgjuar himnet, pasaniku u ndje mirë. Tani, zotëria i pasur filloi të mësonte orarin dhe ulej ei dëgjonte çdo ditë.

Në pak kohë, njeriu i pasur u magjeps aq shumë, sa u ndje sikur himnet e këpucarit po ia hiqnin sëmundjen. Nuk kaloi shumë kohë, njeriu i pasur harroi sëmundjen e tij.

Kjo vazhdoi për disa ditë. Ngadalë, shëndeti i të pasurit filloi të përmirësohej dhe ai u bë përsëri mirë.

Një ditë, ai thirri këpucarin dhe i tha: “As mjekët e mëdhenj nuk mund ta shëronin sëmundjen time, por ju me himnet tuaja më përmirësuat shëndetin”.

Pasi e falënderoi, pasaniku i bëri dhuratë një thes plot me rupi. Këpucari i pranoi me kënaqësi ato para dhe shkoi në shtëpi.

Por atë natë këpucari nuk mundi të flinte fare. Ai vazhdoi të mendonte për ato para gjithë natën se ku t’i fshihte, si t’i mbante të sigurta dhe çfarë mund të blejë me ato para, si mund të bënte më shumë para të tjera. Për shkak të këtij mendimi, ai nuk ishte në gjendje të punonte siç duhet as me porositë e këpucëve.

Tani, gjithçka që bënte ishte të mendonte për paratë, edhe kur punonte. Ai nuk do të këndonte më as himne. Nuk vonoi shumë dhe ai ndaloi së shkuari në punë.

Pasaniku u trishtua kur kuptoi se tingulli i himneve nuk vazhdonte të këndohej.

Pastaj një ditë, këpucari shkoi te zotëria i pasur dhe duke i kthyer paratë e tij, ai tha: “Merrni paratë tuaja, për shkak të këtyre parave nuk kam qetësi mendore. Kam harruar të këndoj himnet. Kjo pasuri e prishi marrëdhënien time me Perëndinë.”

Pas kthimit të parave, këpucari u largua dhe që nga ajo ditë e tutje, jeta e tij u kthye si më parë. Ai filloi të kthehej në punë, duke kënduar himne gjatë punës.

Mësimi:

Kjo histori na tregon se nëse dikush i lë paratë të hyjnë në mendjen e tij, mund t’i heqë qetësinë shpirtërore. Nëse merrni para, atëherë investoni ato, përdorni ato, por mos i lini të hyjnë në mendjen tuaj, vetëm kështu do të jeni në gjendje të shkoni në drejtimin e duhur në jetë.

Mos e harroni kurrë se paraja është e mirë si shërbëtore, por shumë e keqe si pronare. Mos lejoni që paraja të jetë pronarja juaj.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re