NGA AGRON GJEKMARKAJ

Mamices vetëm një preteks i kishte  munguar  për të shfaqur  lirizmin e saj atë nderthurje kersherore rrenqethjesh e tingujsh.

Ditelinja e Klosit ndonëse e thirrur në fshehtësi se mos Lideri në perspektive Gazi dhe Kryezevendes  Lideri Muli pasuar nga kalores të tjerë mund t’ja behnin aty si besimtarë të patundur të lirisë dhe t’ja merrnin tepsitë me qofte e kusitë me pilaf per të ushqyer luftetaret e revolucionit, duke lenë me gisht në gojë Etjenin e Dilon prapëseprape vetem pas shumë oresh e kapu pikun e vet.

Mbyllen dyet me shula, vunë ca arka nga pas dhe qepenat e saraçineskat ulen. Kur të gjithë të sigurtë se askush nuk do trokiste në derë dhe asnjë hije nuk do shfaqej në dritare, ashtu të perdellyera nga gëzim i festes dhe nga gërryerja që shkaktonte muzika zhaz , Mamica dhe Mimi di Puccini brofen drejt një divani i cili në gjysem erresire ngjante me një tempull të ahengut të epërm. Kur të gjithë i hidhnin gjyrykut verë e cila si perrua vershonte aty lugjeve pa pengesa  ne mes të salles si thagem e eperme u degjua zeri i Mamices , ashtu intens , një me xhanin, i thelle me rrënjet te kujtesa e një kohe pa mbarim, me shikimin drejt një perhumbjeje qe tejkalon enderrat.

Çuçit i pikoi mideja  llaftar dhe një au iu au iu leshoi në ajri si rakete patriot qe fluturon drejt kenaqesise per të shkaterruar çdo brëngë e maraz teksa Mamica ënde më e shtronte zënë e qashter  temjan.

Ulsiu sapo erdhi lypi diçka me lugë. Tasqebaq i sollen. Shtermberoi turinjet por se leshoi veten, mendoi qe koprrac i madh ky Klosi ben ziafet per të mbledhe dhurata e ja na qet gjepura per të ngrënë.

Pat uri dhe e mbaroi të gjithen ashtu buzëvarur, por nuk kaloi shumë dhe degjoi si të prera në stomak. I ndenjur kishte  qënë ai helm dhe iku i pari. Shalsi me shikimin perqendruar tek një tufe me kallamboqa varur në tra  pervajshem nanuriste një melodi ” O Mari Maria faqe gurabia, o Marjane Marjana faqet me nishana”!

Kur të gjithë po gezonin me dalldi Çyrbja si bombë në mes të salles tha “me shkruajnë se Luan Baçi me krifen e tij si Akili dhe Mond Spaho me një qyski në dorë janë parë ketej rrotull”! Filloi vaji e piskama. U fiken drita, vetem sytë e Ogit bënin dritë si qiri shprese. Klosit i dridhej mjekrra, ” sot diten e pervjetorit tim e gjeten keta lugeter që mos bëfshin hajer?!”. Antoneta Dhimua i lemonte koken me dore  dhe e terhiqte që të fshihej në një dollap enesh.

Niko me një radio marrese perpiqej të lidhej me ushtrinë po nuk kishte valë.

Tao mbahej dhe aty per aty krijoji një shtab vetëmbrojtjeje. “Mos bini në panik keshilloi, policia ka makina të reja që jua rrembyem miseve do mberrijnë shpejt por mbajeni mend kur PD të ketë Krishtelindjen e vet ose Lulelindjen dhe portreti i tij engjullor te shfaqet mbi tavan, bash atehere Vullnet Sina , Xhemal  Qefalia dhe Nasipi të mbeshtjelle me gjelle do afron ngadalë sikur janë peme dekurative  dhe do hedhin tymuese pastaj do hyme ne trimat dhe do i perdafim”.

Vetem kur Çyrbja tha bëra shaka Etildes ju thanë lotet e ngrohte. Erdhi ora per të hapur peshqeshet ! Natyrisht vemendjen  më të madhe e mori ajo e Babos i cili i kishte mbeshtjelle një pistolete loder me gogla. Nuk dinin ç’të thonin , si ta interpretonin. Braçja i dha zgjidhje. Babua e di që lufta do bëhet më e ashper dhe të duhet ca kohe të stervitesh me ketë dhe në pranvere si partizani Velo do e kesh të vertetë se keshtu ka bërë dhe me mua. Damua nxorri me solemnitet një bust të Babos në allçi.

Bëji dua tri herë në ditë ketoj ky të bën ky të zhben. Tezja më origjinale ” Kurbanin” te shkruar me filigramë la në dorë. Bela një grusht me dhe nga kantieret e reja. Po kjo mendoi i ziu do me mbulojë me të? E falenderoi po mbet i keqkuptuar. Tao i la një zarf. Ishte një fotografi e Ditmarit.

Laerti një lotore të plasaritur bosh. Bujari i Lushnjes një kurth metalik per dhelpra. Ismet Beqiri një profum bërë me djersen e mallakastrioteve. Gjeneral Kollçaku një helmete. Kur Petro Koçi me solemnitet i la poezite e veta aty, Klosi s’u mbajt më dhe ju kthye ” po çi deshe pse u harxhove, kjo është teper”. Petrua e qetesoi, ” i kam shkruar per Babon, partinë dhe kunder ballisteve, të edukojnë ideologjikisht”. Fatmiri një qeleshe dhe një shall të kuq.  Klosi i madhengjyer mbajti një fjalim siç di ai të cilin  e mbylli me fjalet ” siç ta duan të miren shoket e partise nuk ta do as hasmi”!

Me mirë unë edhe pse ende në fazen e gabimeve si shoku ynë Tili në 36 vjetorin e atij qerrata Salianj pime vere të mirë dhe levduam gjithë boten. Më pas një cope herë medituam mbi melankolinë e Jorushit të Tabakeve atë mjegull që boten e bën me të mistershme dhe fatin e Opozites ku e ku më shumë. Pastaj Salianji tha boll medituam eja ikim. Grida me kishte thirrur në emison dhe duhej të behesha esull se perenditë nuk të falin!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re